Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe ministrja e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit Ana Novakoviq-Gjuroviq vizituan sallonin e verës “MonteVino”, i cili mbahet në sallën e kristalit të hotel “Hilton” dhe që mblodhi së bashku 116 kantinat e verës vendase, rajonale dhe më të njohura evropiane, u njoftua nga kabineti i tij.
“Evente të tilla janë të një rëndësie të pamatshme për Malin e Zi. Prodhimi i verës në vendin tonë po përmirësohet ndjeshëm me disa kantina të cilësisë së lartë që janë shfaqur në dekadën e fundit”, theksoi kryeministri Abazoviq, duke shtuar se është i kënaqur që prodhuesit nga rajoni kanë qenë të pranishëm.
Abazoviq shtoi se vera do të thotë gjëra të bukura për të. “Vera do të thotë jetë, bisedë e mirë, atmosferë të mirë, në fund të fundit mendime pozitive dhe dashuri”, theksoi ai.
Salloni “MonteVino” është në listën e eventeve më prestigjioze të verës në rajon, dhe njihet si krijuesi kryesor i skenës së verës malazeze. Salloni i Verës “MonteVino” u themelua në vitin 2010 si një ngjarje e rregullt vjetore, me idenë për të paraqitur skenën e verës malazeze krah për krah me kantinat e verës me famë botërore në një ngjarje serioze të verës, për të lidhur edhe më ngushtë aktorët kryesorë të skena e verës e Malit të Zi dhe të prezantojë tendencat sunduese duke komunikuar drejtpërdrejt me prodhuesit, profesionistët nga fusha e kateringut, tregtisë, turizmit si dhe dashamirët e verës dhe mediat, të gjitha me synimin për të kuptuar dhe promovuar kulturën e verës në vendin tonë dhe për të rritur atë në një nivel më të lartë.