KRIVOKAPIQ: BUXHETI DO TË MIRATOHET BRENDA AFATIT LIGJOR

Në konferencën me rastin e 100 ditëve të punës së Qeverisë, Kryeministri Zdravko Krivokapiq tha se buxheti do të miratohet brenda afatit ligjor dhe se Qeveria ka vendosur të punoj për një buxhet të saktë dhe të detajuar, i cili do të marrë më shumë kohë. Ai theksoi se sistemi shëndetësor është në kufijëe e qëndrueshmërisë. Aspirata e kësaj qeverie, sipas tij, është shëndetësia dhe ekonomia, megjithatë, kjo është e lehtë për tu thënë, por gjetja e rrugës së duhur për atë qasje më optimale është e pasigurt. Ai shton se korrupsioni politik në gjyqësor ka përjetuar një epilog. Ai shtoi që qëllimi është të jemi gati për sezonin turistik. Kjo ndoshta do të thotë që 35% e popullsisë do të vaksinohen deri në mes të qershorit. Gjithashtu, shtoi ai, ka investitorë që investojnë në atë që është 25 përqind e të ardhurave, dhe ky është turizmi.

SHARE