CAMAJ SHËNON SUKSESIN MË TË MADH TË KISHVARDËS NË HISTORINË E KLUBIT

Futbollisti nga Malësia, Driton Camaj, i cili luan në ligën e parë hungareze, dje ka ndihmuar skuadren e tij të arrijë suksesin më të madh në historinë e klubit. Camaj për skuadren e Kishvardës, ka shënuar 2 gola dhe një asis në ndeshjen kundra Zalagershegës. Me këtë fitore skuadra e Kishvardës ka kaluar në gjysëm finale të Kupës së Hungarisë. Kjo është e para herë në historinë e këtij klubi që ka arritur të plasohet në gjysëm-finale. Kishvarda është e shtata në tabelën e kampionatit hungarez, dhe Camaj ka luajtur 16 ndeshje deri më tani në këtë sezon.

SHARE