HASANAGA ÇOBAJ ZGJEDHET ANËTARE E KËSHILLIT TË TRANSPARENCËS

Drejtoresha Ekzekutive e Aleancës Qytetare, Edina Hasanaga Çobaj, u zgjodh anëtare e Këshillit të Transparencës të Ministrisë së Brendshme. Aleanca Qytetare deklaroi në Twitter se në takimin me Ministrin e Brendshëm, Sergej Sekuloviq, është rënë dakord që Këshilli do të angazhohet për forcimin e bashkëpunimit midis sektorit civil dhe Ministrisë së Brendshme. “Si dhe shkëmbimit më intensiv të informacionit dhe hapjës së ndërsjellë,” thuhet në deklaratën e Aleancës Qytetare.

SHARE