Ushtrimet kardio janë më të vështira gjatë muajve të dimrit

Bie alarmi, është ora 06:00. Është errësirë. Ka qenë errësirë edhe kur keni rënë për të fjetur. Ndoshta do të jetë errësirë edhe kur ta përfundoni vrapin. Dhe ftohtë. Kështu që qëndroni në shtrat dhe e bindni veten se do të shkoni në palestër më vonë…

Duhet përpjekje minimale për t’i shkaktuar vetes dëme maksimale. Krijojeni shprehi shmangien e palestrës dhe të gjitha planet për ta kaluar dimrin duke u stërvitur për të pasur trup të mirë gjatë verës do të shkatërrohen.

Ju duken këto ndjenja të ngjashme? Epo, sipas hulumtimeve të reja të publikuara në revistën ‘European Journal of Preventive Cardiology’, thuhet se ekziston një lidhje mes niveleve të larta të vitaminës D dhe fitnesit të përmirësuar kardiovaskular, transmeton Telegrafi.

Çfarë nënkupton kjo? Kjo do të thotë se ekziston një arsye përse ju vjen më vështirë të stërviteni gjatë muajve të errët të dimrit: trupi ka më pak vitaminë D!

Burimi kryesor i trupit për vitaminë D është dielli dhe, qartazi, në thellësitë e errësirës gjatë dimrit, ekspozimi në diell zvogëlohet, e bashkë me të edhe përfitimet që i sjell ai.

Rezultati përfundimtar është ndikimi që ka në performancën tonë atletike.

Sipas eksperimenteve dhe analizave të shumta, hulumtuesit kanë zbuluar se ata që kanë nivele më të larta të vitaminës në D kanë dukshëm nivele më të larta të nivelit atletik. /Telegrafi/

SHARE