KRYEMINISTRI STUDENTËVE TË SHKENCAVE POLITIKE NË MAL TË ZI: KJO ËSHTË SHTËPIA JUAJ

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka pritur sot në takim anëtarët e Shoqatës së Studentëve të Shkencave Politike në Mal të Zi (MAPSS), të cilët ishin në vizitë në Qeverinë e Malit të Zi. Siç thuhet në njoftim, kryeministri diskutoi me studentët për punën e Qeverisë dhe procesin e vendimmarrjes dhe shprehu besimin se anëtarët e shoqatës do të japin kontribut të plotë në zhvillimin e Malit të Zi pas përfundimit të studimeve në angazhim profesional. Anëtarët e shoqatës u shprehën të kënaqur me vizitën në Qeveri dhe në një bisedë të drejtpërdrejtë ngritën një sërë temash që kanë të bëjnë me standardin studentor, pozitën e të rinjve dhe bashkëpunimin me institucionet e pushtetit ekzekutiv. “Gjatë vizitës studentët patën mundësinë të vizitojnë ekspozitën me fotografi të autorit Milan Peshiq të përgatitur nga Byroja për Dokumentim Mediatik e Shërbimit për Marrëdhënie me Publikun të Qeverisë së Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Malit të Zi.

SHARE