Krem-supa vitaminoze

Një supë e lehtë, shumë e ushqyeshme dhe e shëndetshme. Të gjithë do të mbeten të kënaqur

Për 6 persona nevojiten:

– 2 patate të mëdha,
– 2 molla të tharta,
– një qepë e vogël,
– 2 pjesë të bardhë të preshit të grirë imët,
– 1,5 l supë zogu,
– 1 fletë dafine, majdanoz
– 4 lugë vaj ulliri,
– kripë,
– piper.

Përgatitja:

Patatet dhe mollën qëroni dhe pritni në kube. Qepën qërojeni dhe grijeni imët.

Në tenxhere ngrohni vajin në temperaturë mesatare dhe fërgojeni qepën, pataten, mollën dhe preshin 7 – 10 minuta.

Pastaj shtoni supën, fletën e dafinës dhe temjanin dhe lini të zieni në zjarr mesatar 40 minuta, derisa pemët dhe perimet të zbuten.

Nxirrni fletën e dafinës dhe majdanozin, pastaj përzieni supën derisa të bëhet krem homogjen.

Qitni kripë dhe piper sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.

SHARE