JAKSHIQ-STOJANOVIQ: KEMI INICIUAR HAPA DREJT NDRYSHIMIT TË LIGJIT PËR ARSIMIN

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Angjella Jakshiq Stojanoviq, foli për rastin në gjimnazin “Sllobodan Shkeroviq”, përkatësisht për letërkëmbimin mes një profesori dhe një ish-nxënëseje, duke vënë në dukje se ky fakt e shqetësoi dhe ndau përshtypjen e përgjithshme të publikut dhe se Ministria reagoi menjëherë dhe ia përcolli Prokurorisë Themelore e Shtetit në Podgoricë dokumentacionin për këtë rast.

Ajo ka kërkuar edhe një seancë të Komisionit Parlamentar në të cilin do të përcaktohet sekuenca e hapave drejt ndryshimit të Ligjit për Arsimin.

Ministrja shton se ajo që është sigurisht më e rëndësishmja është se si shoqëri ne krijojmë mekanizma me të cilët sistemi do të jetë në gjendje të kundërshtojë në mënyrë adekuate dhe efikase devijimet e ngjashme dhe të ofrojë mënyra për të kontrolluar se kush dhe si mund të transferojë njohuritë në klasat e shkollave tona.

Ajo që shkakton shqetësim serioz për momentin, siç thekson ministrja, është se është cenuar integriteti i profesionit, ndaj pavarësisht nga puna e organeve të rendit, arsimi duhet të jetë përgjegjës për parandalimin e formave të tilla e të ngjashme të sjelljeve të papërshtatshme nga mësimdhënësit.

SHARE