PËRMBYTJE TË MUNDSHME DERI TË DIELËN, PASUAR ME FTOHJE

Meteorologu Branko Micev tha se deri të dielën në Mal të Zi janë të mundshme vërshime për shkak të reshjeve të mëdha. Nga mbrëmja e së dielës na pret mot i ftohtë që do të sjellë borë në zonat më të ulëta, ndërsa nga e enjtja temperatura do të ketë sërish ngritje, reshje shiu dhe mot jostabil. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë thirrje për gatishmëri për shkak të motit të pritshëm me stuhi, erërave të forta jugore dhe vërshimeve të mundshme. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim të MPB-së u bëri thirrje qytetarëve që aktivitetet e tyre t’i përshtaten situatës së paralajmëruar meteorologjike. Micev tha se Mali i Zi është nën ndikimin e një cikloni që sjell reshje të dendura shiu dhe një erë të fortë jugore. Për këtë, siç shtoi ai, Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji ka lëshuar paralajmërim për përmbytje.

SHARE