SAMITI I PAQES NË PARIS, RAMA PROPOZIM PËR KONFLIKTIN IZRAEL-HAMAS

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Francë për të marrë pjesë në edicionin e 6-të të Forumit të Paqes në Paris me një propozim tre pikësh për konfliktin Izrael-Hamas që ka tronditur Lindjen e Mesme dhe të gjithë botën.

Plani i shefit të ekzekutivit shqiptar parashikon armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, lirimin e pengjeve si edhe tërheqjen e trupave të shteti hebre nga zona e konfliktit.

Ky propozim do t’i prezantohet Presidentit Francez Emmanuel Macron.

Kreu i Elizesë duket se është edhe ai në të njëjtën linjë mendimi, pasi edhe Macron ka bërë thirrje për një pauzë humanitare në Gaza dhe që të punohet drejt arritjes së një pushimzjarri.

Përfaqësues të mbi 50 vendeve marrin pjesë në Forumin e Paqes në Paris, i cili mbahet më 10 dhe 11 nëntor. Shumë shtete janë duke përkrahur idenë e një zgjidhje qe parashikon nderprerjen s ardhmes politike të Hamasit duke e vendosur rripin e Gazës nën kontrollin e një force ndërkombëtare të drejtuar nga Liga Arabe dhe Turqia.

Rama shpjegoi më herët se në samit do të diskutohen mënyrat se si mund të ndihmohet popullsia civile dhe me shpresë se mund t’i jepet fund konfliktit në Gaza.

“Si një anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por më e rëndësishme akoma si një vend multi-fetar paqësor dhe paqedashës, Shqipëria është tejet e shqetësuar për konfliktin në vazhdim dhe vuajtjet e tejzgjatura të Gazës,” ka shkruar ai, bashkë me shpjegimin se vendi ynë qëndron me Izraelin kundër Hamasit, por është gjithashtu shumë të shqetësuar nga shkatërrimet, viktimat civile dhe vuajtjet në Gaza.

Kryeministri tregon se në Paris do të theksojë se është thelbësore t’i jepet fund këtij konflikti përpara se të dalë jashtë kontrollit, ndërsa shtoi se Shqipëria është e gatshme të bashkë-sponsorizojë rezolutën e nevojshme të Këshillit të Sigurisë të OKB-së.

SHARE