GJERMANI, ULEN ORËT E PUNËS PAVARËSISHT KRIZËS PËR FUQI PUNËTORE

Në Gjermani, numri i orëve të punës është ulur, por kjo sipas një studimi të Institutit Gjerman të Ekonomisë, IFO, ka sjellë për rrjedhojë ashpërsimin e problemit të mungesës së fuqisë punëtore.

Kreu i IFOS, Clemens Fuest, sqaron se numri i të punësuarve nga viti 1991 është rritur vërtet nga 40 në 45 milionë vetë.

Por numri i orëve të punës në këtë hapësirë kohore ka mbetur i njëjtë, dhe “45 milionë vetë punojnë aq sa 40 milionë vetë më parë.”

Sipas të dhënave të Institutit Gjerman të Tregut të Punës dhe Studimit të Profesionit, IAB, gati gjysma e kompanive gjermane në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar nuk mund t’i zinin vendet e punës me punëtorë të kualifikuar.

Vetëm në profesionet që lidhen me matematikën, informatikën, shkencat natyrore dhe teknikën mungojnë në Gjermani rreth 300.000 punonjës, sipas raportit të vjeshtës të Institutit të Ekonomisë Gjermane, IW.

Mungesa e fuqisë punëtore ndërkohë përfshin të gjithë sektorët ekonomikë. Problemi do të jetë më akut, kur të dalin në pension ata që kanë lindur në vitet 1963/1964.

Edhe tek imigrimi ka ende shumë për të bërë, vërejnë ekspertët.

Nga refugjatët e ardhur në vitin 2015, afërsisht gjysma punojnë, shpjegon referentja e institutit ofo, Yvonne Giesing.

Nga refugjatët e Ukrainës punojnë vetëm rreth 20%.

“Pengesa më e madhe është gjuha”, sipas ekspertes.

Kësaj i shtohet burokracia gjermane, që frenon mbërritjen e fuqisë punëtore.

SHARE