SOT KA FILLUAR TË PUNOHET FAZA E DYTË E BULEVARDIT TUZ-PODGORICË

Sot ka filluar të punohet faza e dytë e bulevardit Tuz-Podgoricë. Kështu bëri të ditur, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj. Ai thekson se bulevardi që lidh më Kryeqytetin, është një projekt shumë i rëndësishëm për Komunën e Tuzit dhe zhvillimin ekonomik të saj, ku faza e tretë është nga ura në Zharnicë e deri te komuna e Tuzit. “Për këtë fazë Komuna e Tuzit ka përfunduar dokumentacionin projektues, elaboratin dhe vlerësimin e eksproprimiimit i cili është procesuar drejt Drejtorisë për Komunikacion. Njëkohësisht, Komuna e Tuzit për këtë ka nënshkruar kontratën me Drejtorinë për Komunikacion për obligimet dypalëshe në realizimin e këtij projekti,” shkruan Gjeloshaj. Siç shton ai, me afrimin e përfundimit të fazës së dytë që filloi sot, drejtoria do të shpallë prokurimin publik për urën dhe fazën e tretë që menjëherë pas përfundimit të kësaj faze të fillohet me fazën finale nga ura në Zharnicë e deri te ndërtesa e Komunës. 

SHARE