REGJISTRIMI PËR PROGRAMIN E TRAJNIMIT PROFESIONAL NGA NESËR DERI MË 10 DHJETOR

Regjistrimi i përdoruesve për pjesëmarrje në ciklin e njëmbëdhjetë të Programit të Trajnimit Profesional për personat me arsim të lartë do të fillojë nesër, më 11 nëntor në orën 15:00. Siç bëhet me dije nga Ministria e Arsimit, regjistrimi për përdoruesit e ardhshëm të Programit, në mënyrë elektronike, nëpërmjet portalit eQeveria, do të zgjasë deri më 10 dhjetor 2022, deri në orën 12:00. Informacioni mbi procedurat e aplikimit mund të gjendet në faqet e internetit të eUprava, Administratës së Burimeve Njerëzore, Zyrës së Punësimit dhe Ministrisë së Arsimit.   

SHARE