GJUKANOVIQ KËRKOI MENDIMIN E KOMISIONIT TË VENECIAS PËR LIGJIN PËR PRESIDENTIN

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka kërkuar nga Komisioni i Venecias mendim urgjent për ndryshimet në Ligjin për Presidentin, të cilin e ka kthyer në Kuvend për rivendim. Këshilltari i Presidentit të Shtetit për Sistemin Kushtetues dhe Çështjet Juridike, Boris Bastijançiq, bëri të ditur se Gjukanoviq i është drejtuar sot kryetares së KV-së, Claire Malura. Ai tha se Gjukanoviq posaçërisht e problematizoi faktin se përkundër mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese, bartës të caktuar të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ po ndërmarrin hapa që, siç u tha, shkojnë përtej nivelit të kufizuar të kompetencave të tyre të përcaktuara me Kushtetutë. “Për të cilin shembulli më i mirë është miratimi i fundit i amendamenteve të Ligjit për Presidentin, të mbështetur me votat e 41 deputetëve”, tha Bastijançiq. “Kreu i shtetit ka kërkuar që Komisioni i Venecias të japë një mendim urgjent për këtë ligj, të cilin, siç dihet, e ka kthyer në Kuvend për rivendim”, tha Bastijançiq.

SHARE