“Copa Copa” nga Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj lansohet të shtunën

Dyshja e njohur e estradës, Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj, kanë nisur përgatitjet prej kohësh për një projekt të ri muzikor.

Ata duket se kanë finalizuar xhirimet e këngës “Copa copa” dhe se tashmë kanë zbuluar datën e lansimit.

Të njëjtit tregojnë se bashkëpunimi i tyre i ri do të publikohet të shtunën në orën 16:00.

“Copa copa të shtunën 16:00”, thuhet në postim.

Të shumta kanë qenë reagimet që ka marrë në pjesën për komente, fansat e të cilëve mezi po presin.

Foto: Screenshot/Instagram

Dafina dhe Albani sivjet kanë sjell edhe disa prurje të tjera solo, që janë pritur jashtëzakonisht mirë.

Ata mes tjerash kanë qenë shumë të angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/

SHARE