GJELOSHAJ: PËR VITIN 2022 BUXHETI DO TË JETË 7.908.828,34 €

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, në postimin e tij në Facebook ka njoftuar se buxheti i komunës së Tuzit për vitin 2022 do të ketë rritje për 30%.  “Në vitin 2019, punën e filluam me një Buxhet prej 1.680.300,00 €. Në vitin 2020, kur planifikuam Buxhetin prej 4.024.886,81 € kishte mjaft zëra skeptik lidhur me realizimin e tij.  Zërave skeptik ju përgjigjem me Buxhetin e vitit 2021, në shumën prej 6.049.706,00 €. Por, lajmi i mirë për të gjithë qytetarët edhe për ata më skeptikët është që për vitit që vjen buxheti do të jetë rreth 30% më i madh se i vitit që po lejmë pas,” tha Gjeloshaj.  Gjeloshaj theksoi se për vitin 2022 buxheti është 7.908.828,34 € e që përkthehet në më shumë investime në komunën e Tuzit. Ai shton se fakti që Buxheti i komunës së Tuzit është vazhdimisht në rritje, vjen si rezultat i punës së tij si kryetarë, nënkryetarve, sekretarve i të gjithë stafit të Komunës së Tuzit, si dhe korrektësisë së treguar nga ana e qytetarëve të Malësisë në kryerjen e të gjitha obligimeve ndaj Komunës, gjë që u jep të drejtë të gjithëve së bashku të jenë krenarë në zhvillimin e Malësisë. “Rritja ekonomike me drejtimin tonë të komunës do të vazhdojë,” përfundoi Gjeloshaj.

SHARE