SPAJIQ MBLODHI PËRFAQËSUES TË KOALICIONIT „PËR TË ARDHMEN E MALIT TË ZI“ DHE PAKICAVE

Mandatari dhe njëkohësisht kryetar i Lëvizjes „Evropa Tani“ Millojko Spajiq organizoi një takim ku morën pjesë përfaqësues të koalicionit „Për të ardhmen e Malit të Zi“ si dhe përfaqësues të pakicave.

Tema ishte formimi i qeverisë, në dritën e propozimit të Spajiqit që qeveria e ardhshme të konstituohet nga Lëvizja „Evropa Tani“, koalicioni „Për të ardhmen e Malit të Zi“ dhe partitë e pakicave.

Sipas informacioneve jozyrtare por të sigurta nga Portali RTMZ, në takim nuk ka pasur përcaktime të mëdha dhe ka mundësi që tashmë sot të përcaktohen elementet e një marrëveshjeje konkrete politike.

Oferta është në tryezë dhe koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi” është në lëvizje.

Partitë e pakicave, siç mësojnë RTMZ, nuk e kanë problem të formojnë qeveri me këtë koalicion, me kusht që të mos marrin pjesë në Qeverinë e 44-të.

Portalit të RTMZ iu tha se koalicioni „Për të ardhmen e Malit të Zi“ do të duhet të vendosë për ofertën në dy ditët e ardhshme, sepse Presidenca i dha afat Spajiqit deri të premten për t’i informuar nëse mund të formojë Qeverinë apo jo.

Koalicioni „Për të ardhmen e Malit të Zi“ janë të vendosur se PDS-ja nuk duhet të lejohet të kthehet në pushtet, as me mbështetjen e pakicave për Qeverinë, ndaj do të shqyrtojnë seriozisht të gjitha mundësitë përpara se të marrin një vendim përfundimtar.

SHARE