Shëndeti mendor është një e drejtë themelore e njeriut për të gjithë njerëzit, njoftoi Qendra Klinike e Malit të Zi, duke theksuar se po i bashkohen fushatës këtë vit dhe vazhdojnë të punojnë me partnerët për të siguruar që shëndeti mendor të vlerësohet, promovohet dhe mbrohet.
Me rastin e 10 Tetorit – Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, QKMZ tha se shëndeti i mirë mendor është i një rëndësie jetike për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme.
Dita Botërore e Shëndetit Mendor këtë vit mbahet me sloganin “Shëndeti mendor është një e drejtë universale e njeriut”.
Pikërisht kjo temë, siç thanë nga QKMZ, bën thirrje që të gjithë qytetarët, komunitetet dhe institucionet të bashkohen për të përmirësuar njohuritë, ndërgjegjësimin dhe inicimin e aktiviteteve që promovojnë dhe mbrojnë shëndetin mendor të secilit prej nesh si e drejtë universale e njeriut.