FATURA MESATARE E KORRIKUT PËR ENERGJINË ELEKTRIKE ËSHTË RRETH 38 EURO

Fatura mesatare e korrikut për energji elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi, nëse i përjashtojmë pikat matëse të palexuara në objektet që nuk janë të banuara përgjithmonë, arrin në 37,76 euro, njofton Elektroekonomia e Malit të Zi.

„Konsumi mesatar më i ulët është shënuar në Plevla 19,97 euro, ndërsa konsumi mesatar më i lartë i muajit paraprak është shënuar në Ulqin, ku amvisëritë kanë konsumuar mesatarisht 64,37 euro energji elektrike”, thuhet në njoftim.

EEMZ deklaroi se familjet kanë konsumuar 136,91 milionë kilovat/orë (kWh) energji elektrike në korrik, që është 39,53 për qind më shumë në krahasim me konsumin e arritur në qershor, ndërsa, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, konsumi ishte 7,3 për qind.

SHARE