Ndërkohë që prej disa muajsh qeveritë në të gjithë Europën kanë marrë masa konkrete, në vendin tonë gjithçka është ende në nivelin e apelit për kursim të energjisë elektrike. Siç thekson RTMZ, nga Ministria e Investimeve Kapitale nuk kanë mundur të mësojnë nëse dhe kur Këshilli Kombëtar i Energjisë i sapoformuar do të propozojë udhëzime për racionalizimin e konsumit në institucionet publike, sipas shembullit të vendeve evropiane. Vlerësimet se një krizë energjetike e shkaktuar nga lufta në Ukrainë do të pasojë nga vjeshta, kanë alarmuar qeveritë në të gjithë Evropën, ndaj muaj më parë ata futën masat e kursimit të energjisë për të ruajtur rezervat e gazit për dimër. Ndryshe nga vendet evropiane, Mali i Zi nuk ka ende udhëzime konkrete për kursimet në institucionet publike. Rekomandimet e këshillit janë në pritje edhe në kompaninë kombëtare të energjisë, nga e cila apelojnë sërish për konsum racional.