INAGUROHET RRUGA DUSHIQ-LEKAJ-VRANE

Sot, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Fadil Kajoshaj, nënkryetarët Haris Ramoviq dhe Ivan Ivanaj si dhe një pjesë të stafit të Komunës, e në praninë e qytetarëve, bëri inaugurimin e përfundimit të punimeve – asfaltimit të aksit rrugorë – Dushiq-Lekaj-Vrane. Siç mund të vërehet investimet e Komunës së Tuzit në infrastrukturën rrugore po vijojnë duke prekur çdo zonë në territorin e Komunës së Tuzit. Ky aks rrugorë me gjatësi 2.4 km dhe vlerë 173.448,91€, është një tjetër investim  shumë i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore lokale, i cili ju vjen në ndihmë banorëve të këtyre zonave, të cilët tashmë kanë standarde më të mira në infrastrukturën rrugore.

SHARE