MARKOVIQ: ZHVILLIMI PËRGJIGJA MË E MIRË NDAJ KRIZËS

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, tha se zhvillimi është përgjigja më e mirë ndaj krizës, vendet e ndërtimit nuk duhet të mbyllen si dhe investimet kapitale nuk duhet të ndalen.

“Zhvillimi dhe investimet kapitale duhet të jenë në fokusin tonë. Ato mund të mos kenë dinamikë më të hershme në kohën e pandemisë, por vendet e ndërtimit nuk duhet të mbyllen. Zhvillimi është përgjigjja më e mirë ndaj krizës,” tha Markoviq në një takim me udhëheqësinë e Komunës së Ulqinit.

Ai shtoi se askush në botë nuk e di se sa do të zgjasin problemet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit dhe se kjo është një nga krizat më të mëdha ekonomike që nga fillimi i botës.

“Ne nuk kemi hequr dorë, ne po përpiqemi të ruajmë, jo vetëm substancën ekonomike, por edhe standardin dhe kushtet për jetën dhe punën. Ne nuk po ndalojmë asnjë investim dhe vazhdimisht po mendojmë për zhvillimin e mëtejshëm,” tha Markoviq.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, falënderoi për ndihmën e Qeverisë dhe tha ai gjithmon merr një përgjigje dhe ndihmë pozitive nga Ministria e Financave.

“Ulqini është një burim kombëtar, dhe ai ka ruajtur një status të tillë zhvillimi, ndër të tjera, falë mbështetjes së Qeverisë dhe Kryeministrit personalisht,” tha Nrekiq.

Në takim morën pjesë Ministri i Financave, Darko Radunoviq, Kryetari i Kuvendit Komunal, Ilir Çapuni si dhe Nënkryetarja e Komunës, Hatixhe Gjoni.

SHARE