SIMOVIQ: ZGJEDHJET E MUNDSHME ME RUAJTJEN E SHËNDETIT PUBLIK

Trupi Koordinues Kombëtar për Sëmundjet e Infektive, si organi që integron të gjithë faktorët e rëndësishëm shoqërorë, beson se është e mundur të organizohet i gjithë procesi i ardhshëm zgjedhor duke respektuar të gjitha dispozitat e Kushtetutës dhe ligjeve dhe të drejtën e çdo qytetari të Malit të Zi për të votuar, me përparësi të padiskutueshme të ruajtjes së shëndetit publik – tha Kryetari i Trupit Koordinues Kombëtar Millutin Simoviq sot në një takim me përfaqësuesit e Zyrës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).

“Karakteristika kryesore e pandemisë koronavirus është paparashikueshmëria. Por ne jemi duke monitoruar situatën dhe menaxhimin me sukses të krizës, të cilën do ta vazhdojmë deri në ditën e zgjedhjeve. Shëndeti publik dhe shëndeti i çdo qytetari është qëllimi më i rëndësishëm dhe të gjitha masat që ne adoptimi janë të lidhura kryesisht me atë qëllim,” tha Simoviq. 

Përfaqësuesit e OSBE / ODIHR u informuan për punën e Trupit Koordinues Kombëtar, që nënkupton një shkallë të lartë të përfshirjes së të gjitha segmenteve sociale. Kryetari i Trupit Kordinues Kombëtar theksoi se përveç stafit operacional, i cili përfshin mijëra njerëz, Trupi Kordinues Kombëtar vendosi bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe sektorin civil dy ditë më parë.

Ai kujtoi që sygjerimet e partive opozitare u morën në konsideratë në fazën e parë të epidemisë.

SHARE