SHBA-ja SULMON RRETH 20 CAQE NË IRAN, TEHERANI SHËNJESTRON BAZAT AMERIKANE NË RAJON

Shtetet e Bashkuara kanë kryer një valë sulmesh ndaj objekteve ushtarake iraniane si përgjigje ndaj rrëzimit të një helikopteri amerikan në Gjirin Persik.

Sipas Komandës Qendrore të Ushtrisë Amerikane (CENTCOM), janë goditur sisteme të mbrojtjes ajrore, radarë dhe qendra të kontrollit tokësor pranë Ngushticës së Hormuzit, një zonë strategjike për transportin e naftës.

Presidenti amerikan Donald Trump tha më herët se një helikopter “Apache” ishte rrëzuar në atë zonë dhe se, edhe pse dy pilotët nuk u lënduan, Shtetet e Bashkuara “duhet patjetër të përgjigjen” ndaj sulmit.

Uashingtoni i cilësoi goditjet si “përgjigje proporcionale”, ndërsa Gardat Revolucionare të Iranit i quajtën ato “të egra dhe të papranueshme”.

Në kundërpërgjigje, ushtria iraniane njoftoi se ka goditur 21 objektiva amerikane në rajon, përfshirë baza ushtarake në Bahrein dhe Jordani.

Ndërkohë, ushtria e Kuvajtit deklaroi se ka rrëzuar (interceptuar) një tjetër sulm në territorin e saj. Tensionet mes dy vendeve janë rritur ndjeshëm në rajonin e Gjirit Persik, sidomos pranë Ngushticës së Hormuzit.

SHARE