Versioni i parë syzeve AR nga Meta do të jetë vetëm për zhvilluesit

Meta ka vendosur të mos e shesë versionin e parë të syzeve AR, të zhvilluara plotësisht, me emrin Orion, dhe në vend të kësaj do t’i shpërndajë ato te zhvilluesit në mënyrë që ata të mund të krijojnë përvoja softuerike për pajisjen dhe versionet e ardhshme.

Kompania ka njoftuar se ka anuluar planet për lansimin e një ore të avancuar me një ekran të shkëputshëm dhe me dy kamera në favor të një dizajni më të përshtatshëm për të kontrolluar një version të mëvonshëm të syzeve, transmeton Telegrafi.

Versioni i parë i syzeve AR, ka qenë në zhvillim për tre vjet, do të ishte gjithmonë për zhvilluesit dhe adoptuesit e hershëm, por drejtuesit nuk kishin vendosur nëse do t’i shisnin ato gjerësisht deri më tani, raporton The Verge. Punëtorët që punojnë në ndërtimin e pajisjeve VR dhe AR të divizionit të Reality Labs të Meta-s u informuan për vendimin këtë javë.

Siç bëhet e ditur, Meta po punon për tri modele të syzeve të pavarura AR për të debutuar gjatë disa viteve të ardhshme.

Vendimi për të mos shitur versionin e parë u mor sepse pajisja kushton mijëra dollarë për t’u ndërtuar. /Telegrafi/

SHARE