Sallatë Verore Me Bukë, Domate Dhe Peshk Ton

Kjo recetë, jo vetëm që shërben si një sallatë shoqëruese për pjatën tuaj kryesore, por mund të shërbejë edhe si një vakt ideal gjatë një dite në plazh ose për një piknik.

Një pjatë e shpejtë dhe e lehtë, që nuk kërkon gatim dhe përmban përbërës të freskët të sitinës së verës, të cilat kombinohen më së miri me njëra-tjetrën.

Përbërësi kryesor që i jep shijen karakteristike është buka e thatë, të cilën nuk keni pse ta hidhni, por me të mund të krijoni një pjatë fantastike.

Nga ana tjetër copëzat e peshkut, plot shije “mesdhetare”, e  bëjnë këtë sallatë edhe më të pasur në vlera.

Ndiqni më poshtë mënyrën e përgatitjes së kësaj recete unike, që AgroËeb.org sjell sot për ju.

Përbërësit (për 4 persona)

140 g bukë e ndenjur

3 domate

200 g peshk ton

1 qepë e kuqe

1 kastravec

100 g ullinj të zi

borzilok

uthull

vaj ulliri

kripë e imët

Përgatitja

Filloni duke e prerë qepën në feta të holla dhe duke i zhytur fetat në një enë me ujë të freskët.

Më pas vazhdoni duke prerë në kubikë fetat e bukës. Trasferojini ato në një tas të bollshm dhe spërkasni sipër tyre pak uthull dhe pak ujë.

Mjaftueshëm sa buka të njomet por jo të bëhet shumë e qullët.

Ndërkohë që qepa pushon në ujë dhe buka po njomet, vazhdojmë me hapat e tjerë.

Prisni domatet dhe kastravecin në copa të vogla dhe hidhini në enën e servirjes, duke shtuar aty edhe ullinjtë dhe tonin. Përziejini mirë përbërësit.

Tani shtrydhni bukën dhe shtojeni në enën e servirjes, duke i përzier sërisht të gjithë përbërësit.

Në fund shtoni qepën dhe jepini shije me pak kripë, borzilok dhe vaj ulliri.

Përziejini sërisht sallatën dhe nuk ju mbetet gjë tjetër veç se ta shijoni këtë pjatë të freskët verore.

Këshilla

Nëse e keni përgatitur një natë më parë për të nesërmen, mjafton ta ruani në frigorifer në një enë të mbyllur me kapak.

nga AgroWeb më 10 June 2022

SHARE