NË ULQIN PARASHIKOHET TË NDËRTOHET AEROPORTI

Drafti i ndryshimeve dhe plotësimeve të Planit Hapësinor Urbanistik të Komunës së Ulqinit parasheh mundësinë e ndërtimit të aeroportit në Ulqin në prapatokën e Plazhit të Madh.

Në dokumentin, i cili është pjesë e shqyrtimit publik i cili do të zgjasë deri në mesin e qershorit, si pengesë teknike për realizimin e këtij projekti përmendet afërsia e kufirit shtetëror, shkruan “Dnevne Novine”.

Siç thuhet në këtë dokument, vendfluturimi në Ulqin e ka pistën prej bari me gjatësi 760 metër dhe shfrytëzohet për aktivitete sportive dhe aviacionin bujqësor. Kufizimi i lokacionit të aeroportit është afërsia e kufirit shtetëror.

Po ashtu, për nevojat e turizmit, për nevojat e intervenimeve urgjente, siç rekomandojnë autorët e Draftit, përveç aeroporteve mund të zhvillohen dhe ndërtohen heliodromet.

SHARE