FATURA MESATARE E MUAJIT PRILL PËR ENERGJINË ELEKTRIKE ËSHTË 32 EURO

Fatura mesatare e prillit për energjinë elektrike për amvisëritë në nivelin e Malit të Zi (nëse përjashtohen pikat matëse të palexuara në ndërtesat që nuk janë të banuara përgjithmonë) arrin në 32.33 euro.

“Konsumi mesatar më i ulët i amvisërive në Zhablak është 17,86 euro, ndërsa konsumi mesatar më i lartë i muajit paraprak është shënuar në Kotorr, ku amvisëritë kanë konsumuar mesatarisht 40,33 euro energji elektrike”, njofton Elektroekonomia e Malit të Zi.

Në prill 2023, amvisëritë kanë konsumuar 114,563,991 kWh (kilovat orë) energji elektrike, që është rreth 10,12 për qind më pak krahasuar me konsumin e arritur në muajin mars dhe krahasuar me prillin 2022, konsumi është 7,32 për qind më i lartë.

SHARE