MBËSHTETET NJËZËRI PROJEKTLIGJI PËR KUFIZIMIN E ÇMIMEVE

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë, Financave dhe Buxhetit ka mbështetur njëzëri Projektligjin për masat e përkohshme për kufizimin e çmimeve të produkteve me rëndësi të veçantë për jetën dhe shëndetin e njeriut. Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq, tha se Qeveria në seancën e 5 majit ka konstatuar se do t’i përmbahet aktit të propozuar. Sipas tij, ligji parashikon që Qeveria të përcaktojë me akt nënligjor masat për kufizimin e çmimeve, si dhe listën e produkteve për të cilat zbatohen masat, me detyrim rishikimin e vendimit të saj të paktën një herë në tre muaj. “Cilat produkte do të jenë në listë varet nga vlerësimi i Qeverisë për momentin, por sigurisht që kuptohet që këto janë ushqime bazë. Kur bëhet fjalë për llojet e masave që mund të përcaktojë Qeveria për të kufizuar çmimet, ato mund të jenë përcaktimi i çmimit maksimal të shitjes me pakicë, çmimeve fikse të produkteve dhe marzheve”, shtoi Gjuroviq.

SHARE