KONTINENTI YNË KREMTON DITËN E EVROPËS NËN SHENJËN E UKRAINËS

Dita e Evropës që shënohet çdo vit më 9 maj, kremton paqen dhe unitetin në Evropë. Kryeministri Edi Rama uroi sot Ditën e Evropës, por këtë vit me shenjën e Ukrainës. “Sot kontinenti ynë kremton Ditën e Evropës nën shenjën e Ukrainës”, ka shkruar Rama në Facebook, ku ja ka bashkangjitur edhe një foto me shenjë përkrahëse për Ukrainën, e cila po ballafaqohet prej më shumë se dy muajsh me agresionin rus. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tha se Dita e Evropës ka një rëndësi të madhe dhe shprehu përkrahjen ndaj Ukrainës. Presidenti, përmes një postimi në Facebook, e ka vënë theksin te përpjekjet për të nisur procesin e negociatave që do ta shoqërojë Shqipërinë drejtë integrimeve në familjen evropiane. “Sot, në Ditën e Europës, jemi edhe më shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e projektit më të madh politik të paqes dhe përbashkimit rreth vlerave që garantojnë bashkëjetesën mes kombeve në kontinentin tonë. Qëndrojmë përkrah Ukrainës me shpresën e rikthimit sa më parë të paqes në Europë, dhe të bëjmë çdo përpjekje për të nisur procesin e negociatave që do ta shoqërojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në familjen së saj të natyrshme europiane!”, ka shkruar presidenti Meta.

SHARE