ABAZOVIQ: QEVERIA E PËRKUSHTUAR PËR TË RESPEKTUAR KARTËN E OKB-së

Qeveria e Malit të Zi është e përkushtuar për vlerat themelore dhe respektimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe për arritjen e objektivave të përcaktuara në Agjendën 2030, tha kryeministri Dritan Abazoviq. Siç është kumtuar nga kabineti i Abazoviqit, ai sot ka biseduar për këtë me Koordinatorin e përhershëm të OKB-së në Mal të Zi, Peter Lundberg. Ai deklaroi se është i gatshëm për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimin përmes konkretizimit të nismave të përcaktuara, si dhe të nisin nisma të reja të përbashkëta, duke përfshirë nënshkrimin e një Kornize të re Programore pesëvjeçare për bashkëpunim me OKB-në. Abazoviq theksoi se është i kënaqur me dialogun e vazhdueshëm politik që zyrtarët malazezë kanë me zyrtarët më të lartë të sistemit të OKB-së. Lundberg, siç theksohet, deklaroi se sistemi i OKB-së do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm për Malin e Zi në përmbushjen e prioriteteve kombëtare, si dhe në arritjen e Agjendës 2030, në mënyrë që askush të mos lihet jashtë.

SHARE