SOT FESTOHET FITËR BAJRAMI

Pjesëtarët e besimit islam festojnë sot festën e madhe islame, Bajramin e Ramazanit.

Kjo festë zgjatë tri ditë dhe shënon fundin e muajit të Ramazanit, respektivisht një muaj të agjërimit gjatë të cilit myslimanët në tërë botën, prej mëngjesit deri në perëndimin e diellit përmbahen nga ushqimet dhe pija.

Pjesëtarët e konfesionit islam sot në mëngjes në Xhami falen namazin e Bajramit ku imamët i’u drejtuan me mesazhe të paqes, mirëkuptimit dhe tolerancës mes njerëzve dhe konfesioneve dhe siç theksoi reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat ef. Fejziq, ky Bajram duhet të jetë festë e fitores së vlerave të përhershme mbi momentin që kalon, fitores së paqes mbi dhunën, drejtësisë mbi forcën.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, mesazhe urimi të gjithë besimtarëve të konfesionit islam në Mal të Zi u kanë dërguar përfaqësues të lartë shtetërorë.

SHARE