Kryeministri i Qeverisë së Malit të Zi Dr. Dritan Abazoviq, ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Goran Gjuroviq dhe ministri i Administratës Publike Marash Dukaj ishin dje të ftuar te Kryepeshkopi i Tivarit Rrok Gjonlleshaj në selinë e Kryedioqezës së Tivarit në Tivar me rastin e Pashkëve.
“Jetojmë bashkë çdo ditë kur Zoti na e ka dhënë atë privilegj,” tha me këtë rast kryeministri Abazoviq.
Në pritjen solemne të Pashkëve morën pjesë edhe nunci apostolik për Bosnje-Hercegovinën dhe Malin e Zi, Kryepeshkopi Françesku Asisi Qulikat, famullitari i Tivarit Sllobodan Zekoviq, kryetarja e Komunitetit Hebraik të Malit të Zi Nina Ofner Bokan, kryetari i Komunës së Tivarit, Dushan Raiçeviq, kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, ambasadori i Ukrainës në Mal të Zi Gori Oleg Gerasimenko.