LEKIQ: UNË DO TË PËRSËRISË NEGOCIATAT PËR FORMIMIN E QEVERISË, ABAZOVIQ NUK E KA MBËSHTETJEN E DUHUR

Mandatari Miodrag Lekiq, në një intervistë për agjencinë MINA, tha se vendimin për përsëritje të negociatave për formimin e qeverisë e ka marrë pasi kryeministri Dritan Abazoviq e ka informuar se nuk mund të sigurojë mbështetjen e 41 deputetëve për formimin e një qeverie të kryesuar nga ai.

Lekiq tha se do të tentojë të formojë qeveri deri më 16 mars, kur i skadon afati, se për momentin ka mbështetjen e 37 deputetëve të shumicës parlamentare dhe se i mungojnë katër vota nga përfaqësuesit e koalicionit “E zeza mbi të bardhë”.

Ai tha se i ka ofruar këtij koalicioni, gjegjësisht Lëvizjes Qytetare (LQ) URA dhe Civis, që të jenë pjesë e kabinetit të tij në pozita për të cilat është rënë dakord më parë.

“Një tjetër opsion është të mbështesim qeverinë e pakicës. Kanë qenë në dy qeveri të pakicës – në atë të 42-të dhe të 43-të. U takon atyre të vendosin dhe të marrin përgjegjësi”, tha Lekiq.

SHARE