KF “DEÇIQ” GJOBITËT ME PARA, KF “BUDUQNOST” PA TIFOZË

Komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Malit të Zi ka vendosur që KF Deçiq të dënohet me 1,000 euro gjobë për shkak të organizimit të dobët dhe çrregullimit në ndeshjen e xhiros së 23-të të Telekomit të Ligës së Parë Malazeze të Futbollit. KF Buduqnost i është vendosur masë disiplinore – një ndeshje në fushën e tyre do të jetë pa shikues dhe prania e tifozëve të organizuar të atij klubi është e ndaluar në tre ndeshje kur ekipi i të rriturve është mysafir. Theksohet se të dyja klubet kanë bërë shkelje të nenit 74, paragrafi 1, të Rregullores disiplinore të Federatës të Futbollit të Malit të Zi. Masa e vendosur disiplinore, shtohet, ruhet në ndeshjet e kampionatit dhe kupës që menaxhohen nga Federata e Futbollit të Malit të Zi.

SHARE