NËNSHKRUHET MEMORANDUMI PËR PËRMIRËSIMIN DHE AVANCIMIN E POZITËS SË TË RINJVE NË KOMUNËN E TUZIT

Sot, sekretarja e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale e komunës së Tuzit, Marina Ujkaj, nenshkroj Memorandumin me shkollën e mesme të përzier “25 maji”-Tuz dhe me shkollën fillore “Mahmut Lekiq”. Siç njoftojnë nga Komuna e Tuzit, memorandumi ka për qëllim bashkëpunimin ndërinstitucional në përmirësimin dhe avancimin e pozitës së të rinjve në komunën tonë. Në këtë memorandum konkretisht u diskutua mbi:

• Planin lokal të veprimit për të rinjtë për periudhën 2020-2021;

• Strategjinë e punësimit e Komunës së Tuzit 2021-2025, (Plani i veprimit për punësim i Komunës së Tuzit për 2021 dhe Plani i veprimit për punësim i Komunës së Tuzit për 2022); si dhe;

• Planin lokal e veprimit për mbrojtjen dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara nga diskriminimi dhe promovimi i barazisë për periudhën 2021-2023.

Ata theksojnë se është në interesin e të rinjve që përmes bashkëpunimit dhe veprimtarisë së ndërsjellë të kontribuohet në arritjen e qëllimeve të përbashkëta. “Avancimin e burimeve njerëzore dhe forcimin e përfshirjes sociale në nivelin lokal, i cili kontribuon në zhvillimin socio-ekonomik të komunës, si dhe mbron personat me aftësi të kufizuara nga diskriminimi,” thuhet në njoftim.

SHARE