SOT U BË PREZANTIMI I REZULTATEVE I 100 DITËVE TË PARA TË QEVERISË SË 44-të TË MALIT TË ZI

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq tha se qeveria e 44-të ka ruajtur reputacionin, sistemin financiar dhe ekonominë e Malit të Zi. Spajiq tha se të gjitha premtimet do të realizohen deri në fund, dhe nëse deri në fund të vitit paga mesatare nuk është 1.000 euro, ndërsa paga minimale 700 euro, ai do të japë dorëheqje.

“Shumë e vunë në dyshim sigurinë e formimit të qeverisë së 44-të, disa e bënë të munduren dhe të pamunduren që të mos vinte deri te formimi i saj, por më 31 tetor arritëm të formojmë një qeveri që ka mbështetjen më të madhe ndonjëherë. Ne formuam një qeveri që nuk i’u dha një shans, por që u dha të gjithëve një shans”, tha Spajiq.

Këshilli Gjyqësor, Gjykata Kushtetuese dhe zgjedhja e Prokurorit Suprem të Shtetit janë vetëm disa nga synimet e realizuara.

“Në ditët e para të mandatit na priste një sfidë – regjistrimi. Arritëm të gjejmë një masë të përbashkët kompromisi dhe të arrijmë marrëveshje për mbajtjen e regjistrimit”, ka theksuar kryeministri Spajiq.

Sipas tij, Qeveria ka emëruar kryenegociatorin me BE-në për 100 ditë dhe ka formuar 25 grupe punuese.

“Ruajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore është shumë e rëndësishme për ne. Ne po e pozicionojmë Malin e Zi gjithnjë e më mirë. Ne jemi këtu për të ngritur një sërë çështjesh. Në një periudhë të shkurtër kohore, qeveria përgatiti ribalancin e buxhetit për vitin 2023 dhe buxhetin për vitin 2024. Ne ruajtëm stabilitetin e financave publike. Të gjitha borxhet e reja do të synojnë zhvillimin e projekteve kapitale dhe shlyerjen e borxheve të vjetra. Me veprime në kohë dhe planifikim të besueshëm arritëm të shmangim listën gri të Manival”, tha Spajiq.

Spajiq theksoi se kanë ndarë një shifër rekord nga buxheti për kulturë dhe media, e cila vlen edhe për sportin.

Ai theksoi se nuk ka shtet juridik, evropian dhe civil pa shtet të së drejtës.

“Prandaj, stabiliteti politik është pasuria jonë më e madhe dhe garanci se do të arrihet funksionaliteti i plotë i të gjitha degëve të pushtetit, veçanërisht i gjyqësorit”, tha ai.

Ai tha se pret që të bëhet më shumë në shërbim të interesave të qytetarëve të Malit të Zi.

“Gjithçka që u premtua do të realizohet deri në fund”, theksoi kryeministri.

SHARE