ABAZOVIQ: DËSHIROJ QË FRONTI DEMOKRATIK TË JETË PJESË E PROCESIT TË FORMIMIT TË QEVERISË

Kryetari i LQ URA, Dritan Abazoviq, pas takimit me përfaqësuesit e Frontit Demokratik tha se qëndrimi i FD është se do të donin të formonin një qeveri brenda shumicës parlamentare, se ajo ka një afat të kufizuar dhe se disa çështje, si zgjedhjet, duhet të trajtohen si prioritete. Abazoviq tha se u janë prezantuar prioritetet e qeverisë pakicë dhe se Frontit i kanë theksuar çështje të rëndësishme, siç është regjistrimi i popullsisë, i cili duhet të bëhet deri në fund të vitit. Abazoviq mendon se ka një shumicë serioze në favor të formimit të një qeverie dhe do të deshironte që edhe FD të jetë pjesë e këtij procesi. “Nuk mund të them se do të jetë, por do të doja shumë”, tha Abazoviq. Siç thekson ai, nuk do të kishin problem nëse njerëz si deputetët demokratë Dragana Krapoviq dhe Zdenka Popoviq të kenë postin e ministrave. Kreu i URA-s kujton se dje i ka dërguar ftesë kryedemokratit, Aleksa Beçiq, por se nuk janë deklaruar nga ajo parti. “Ne kemi biseduar me të gjithë përveç PDS-së, por nuk është problem të flasim edhe me ta,” tha Abazoviq. Po ashtu, Abazoviq tha se vendimi i Qeverisë për ndryshimin e vendimit për kriteret për marrjen e shtetësisë malazeze do të anulohet sepse nuk ka marrë pëlqimin e MPB-së. Vendimin për kriteret për marrjen e shtetësisë malazeze e ka marrë Qeveria në një seancë elektronike gjatë seancës së Kuvendit, ku është diskutuar për mosbesimin e Qeverisë. Abazoviq u bëri thirrje Qeverisë që të mos marrë vendime që mund të jenë të dëmshme.

SHARE