TURQIA DO TË JETË PARTNER I BESUESHËM I MALIT TË ZI

Ministri  i Mbrojtjes në Qeverinë e Turqisë Nuretin Cankli, tha se Mali i Zi, mund të llogarisë në mbështetjen e Turqisë në të gjitha fushat, duke vlerësuar se Turqia do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm për Malin e Zi.

Po ashtu edhe Ministri i mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, gjatë vizitës së tij në Turqi,  theksoi se Mali i Zi,  mbështet Republikën e Turqisë, në luftën kundër terrorizmit dhe se ai si një anëtar i plotë i Aleancës  Veriatlantike, do të kontribuojë në mënyrë aktive në sistemin e sigurisë kolektive, duke pasur parasysh sfidat e përbashkëta të sigurisë me të cilat përballen.

Siç është kumtuar nga Ministria e Mbrojtjes, ai e informoi bashkëbiseduesin për prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes, me fokus të veçantë në modernizimin e Ushtrisë së Malit të Zi,  në përputhje me standardet bashkëkohore.

Me këtë rast, ai theksoi se Marrëveshja për Bashkëpunimin në Industrinë Ushtarake ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë është një platformë e shkëlqyeshme për zgjerimin e mëtejshëm të aftësive të mbrojtjes në procesin e modernizimit dhe pajisjes së Ushtrisë së Malit të Zi, thuhet në kumtesë.

Canikli,  tha se çelësi për stabilitetin rajonal dhe paqa afatgjatë në Ballkanin Perëndimor  është anëtarësimin e aspirantëve aktualë në NATO. Sipas tij kjo është garancia më e mirë e paqes dhe stabilitetit në këtë pjesë të Evropës.

“Ai apostrofoi se Republika e Turqisë, do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Malit të Zi , duke thënë se takimi i sotëm jep mundësi të madhe për të përcaktuar modalitetet e intensifikimit të mëtejshëm të bashkëpunimit të mbrojtjes, si nëpërmjet projekteve bilaterale, si brenda iniciativave të përbashkëta rajonale “, kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes.

SHARE