Nëse jeni në mesin e grave, që bartin vazhdimisht syze, është mirë të dini që sytë tuaj, pavarësisht syzeve, mundesh t’i theksosh bukur përmes grimit.
Sado që mund të duket se për shkak të syzeve, sytë nuk mund të vihen në pah, me grimin adekuat është lehtë të arrish pamjen, e cila do ta bëjë një grua të duket mahnitëse.
Më poshtë, profesionisti i grimit, Arbnor Aliu, do të shtjellojë se si realizohet grimi për gratë që bartin syze.
Procedura e grimit
Sipas Aliut, grimi fillon me pluhurat e syve, duke i zgjedhur në bazë të ngjyrës së lëkurës dhe syve. Thotë se është e këshillueshme që të përdorni syze me xhama antireflektues për të shmangur mbledhjen e depozitave kozmetike…