AKUA PARKU NË ULQIN DERI NË FILLIM TË SEZONIT

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq dhe përfaqësuesi i kompanisë turke “Polin” Edin Pepiq kanë nënshkruar një marrëveshje për marrjen me qira të pasurive të patundshme për ndërtimin e një parku ujor në Shtojin e Epërm.  “Vlera e investimit për ndërtimin e parkut ujor do të jetë rreth 7 milion EUR, në një sipërfaqe prej 26,658 m2 në Shtojin e Epërm,” thuhet në njoftimin e Komunës së Ulqinit. Siç theksohet, kompleksi i plotë i ujit pritet të përfundojë para fillimit të sezonit turistik të këtij viti dhe do të përfshijë një pishinë për të rritur dhe fëmijë, pishinë rrëshqitje, pishinë kërcimi dhe lojëra të tjera.

SHARE