NJË DEGË E RE E FONDIT TË SIGURIMEVE SHËNDETËSORE U HAP NË ZETË

Foto: FZO

Dega e re e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore është hapur sot në Zetë, kështu që më shumë se 16 mijë banorë të komunës më të re në Mal të Zi do të mund të ushtrojnë të drejtat e garantuara në fushën e sigurimeve shëndetësore në vendbanimin e tyre.

Drejtori i Fondit Vuk Kadiq tha se në këtë mënyrë të siguruarve nga zona e Zetës u mundësohet të ushtrojnë të drejtën e tyre për kujdes shëndetësor në vendbanimin e tyre, gjë që u bë domosdoshmëri pas formimit të asaj komune.

Ai tha se nga nesër qytetarët e Zetës mund t’i zgjidhin çështjet shëndetësore në degën e sapohapur, pa qenë nevoja të vijnë në Podgoricë për këtë arsye, siç ishte edhe më parë.

Sipas Kadiq, kjo paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të disponueshmërisë së shërbimeve shëndetësore dhe mbështetjes për komunitetin lokal.

Ai tha se dega e re i plotëson të gjitha standardet sa i përket kapaciteteve hapësinore dhe teknike, si dhe kushteve të punës për punëtorët.

SHARE