RAJNKE: ËSHTË KOHA QË MALI I ZI TË NDJEKË PENALISHT KORRUPSIONIN E NIVELIT TË LARTË

Rastet e korrupsionit e kanë ngadalësuar Malin e Zi në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian (BE), tha ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhudi Rajzing Rajnke, duke theksuar se është koha që shteti t’i trajtojë rastet e kësaj dukurie në nivel të lartë. Ajo vlerësoi se Mali i Zi nuk ka transparencë të mjaftueshme në sistemet e prokurimit publik. “Kjo mund të nënkuptojë se kemi korrupsion dhe vendimmarrje të njëanshme,” tha Rajnke. Sipas Rajnkës, jotransparenca dhe korrupsioni shkojnë paralelisht dhe kjo e bën mjedisin jo tërheqës për investitorët. “Nga ana tjetër, ne kemi nevojë për një ekonomi të besueshme dhe të gjallë,” shtoi ambasadorja. Ajo tha se ishte koha që rastet e korrupsionit të lartë të ndiqen penalisht.

SHARE