VON CRAMON: ËSHTË KOHA QË TË HIQEN TË GJITHA MASAT NDAJ KOSOVËS

AFET Committee meeting - Exchange of views with Vadym Prystaiko, Minister of Foreign Affairs of Ukraine

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ndërsa komentoi Raportin e Progresit për Kosovën theksoi se është koha që të hiqen të gjitha masat ndaj saj.

Von Cramon u shpreh se raporti tregon progresin në shumë fusha reformuese, përfshirë reformën zgjedhore dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Ajo tha se Komisioni Evropian në raport ka konfirmuar se qytetarët jashtë Kosovës do të udhëtojnë lirshëm drejt BE-së që nga 1 janari 2024.https://9951a87d49b6bdd06018fa0f25478551.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

“Zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të kaluara në dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, si dhe reformat e mëtejshme të Rregullores së Ligjit, përfshirë drejtësinë, janë kyçe për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar Von Cramon në platformën sociale X.

“Më në fund, është koha që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës!”, theksoi Von Cramon.

Në raportin e progresit për Kosovën, theksohet se vendi ka bërë përparime të kufizuara në fushat që lidhen me procesin e përparimit drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

SHARE