EL NINO ZGJAT DERI NË PRILL 2024 / SËRISH TEMPERATURA REKORD, MË E KEQJA PRITET TË VIJË

Fenomeni i motit El Ninjo, që duket se po e bën 2023-shin, vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, pritet të zgjasë të paktën deri në prill të vitit të kaluar, tha organizata meteorologjike botërore duke shtyrë temperaturat drejt rekordeve të reja.

Organizata botërore e meteorologjisë tha se kishte 90 për qind mundësi që eventi të vazhdojë edhe gjatë dimrit në hemisferën veriore, pas një parashikimi të ngjashëm të bërë muajin e kaluar nga ekspertët amerikanë.

El ninjo është ngrohja e temperaturave në sipërfaqen e oqeanit në paqësorin lindor dhe qendror dhe mund të shkaktojë edhe fenomene të motit ekstrem, duke filluar nga zjarret e deri tek ciklonët tropikalë dhe thatësirat e mëdha.

Fenomeni është fajësuar tashmë si nxitës i fatkeqësive në të gjithë globin, me më të keqen që ende pritet të vijë në vijim. Organizata botërore e meteorologjisë, tha në të njëjtën deklaratë se 2023 pritet të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë.

Rekordi i mëparshëm ishte shënuar në 2016-ën, një tjetër vit ky kur fenomeni el ninjo ishte i pranishëm.

SHARE