19.591 KILOGRAMË BANANE JANË SHKATËRRUAR PËR SHKAK TË PESTICIDEVE

Në shtator, inspektorët asgjësuan 19.591 kilogramë banane që përmbanin pesticide në sasi më të madhe se sa ishte e lejuar, thuhet në raportin e Administratës për Siguri Ushqimore, Veterinarinë dhe Çështjet Fitosanitare, në të cilën kishte akses Portali RTMZ. 

Siç thuhet në dokument, bananet u asgjesuan sepse në to u gjet pesticidi ilegal hlorporifos – i cili është plotësisht i ndaluar në Mal të Zi, ndërsa për shembull në Serbi lejohet të trajtohet panxhari i sheqerit.

Në raportin për muajin shtator thuhet se 2.700 kilogramë nektarinë janë asgjësuar për shkak të pesticidit formetanat, i cili është i ndaluar edhe në vendet e Bashkimit Evropian për shkak të dyshimit se mund të ndikojë në shëndetin e njerëzve.

Gjithashtu, inspektorët asgjësuan edhe dy ngarkesa me ushqim për kafshë në sasi prej 20.580 kilogramësh, pasi kishte kaluar afati i përdorimit. Përveç ushqimeve të asgjesuara, dërgesat e pasigurta përfshijnë edhe ato që janë kthyer.

Në muajin shtator, inspektorët kanë kthyer nga kufiri dy ngarkesa me ushqim për kafshë në sasi prej 48.900 kilogramë dhe 21.104 kilogramë limon.

Gjithashtu është kthyer një ngarkesë me tranguj në masën 1.786 kilogramë, 10.774 kilogramë domate, një ngarkesë kastraveca 2.229 kilogramë dhe rrush 8.298 kilogramë.

SHARE