BOSHKOVIQ: MALI I ZI ËSHTË I ANGAZHUAR PËR TË PËRMBUSHUR NJË TJETËR OBJEKTIV STRATEGJIK, ANËTARËSIMIN NË BE

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, u takua sot me, ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Belgjikës në Malin e Zi, Konrad Adam.

Bashkoviq, me këtë rast e falënderoi ambasadorin belg për mbështetjen gjithëpërfshirëse të ofruar nga Mbretëria e Belgjikës ndaj Malit të Zi, gjatë procesit rrënjësor të reformave në kuadër të integrimit të tij në NATO.

Boshkoviq theksoi rëndësinë e madhe të vendosjes së marrëdhënieve të mira midis aleatëve, me bindje se bashkëpunimi i ministrive të mbrojtjes të dy vendeve do të forcohet dhe rritet më tej. Ai theksoi se Mali i Zi, ka përmbushur një nga dy qëllimet strategjike të anëtarësimit të plotë në NATO dhe është i përkushtuar në përmbushjen e një qëllimi tjetër atë të anëtarësimit në BE.

Adam,  theksoi së Mali i Zi, me anëtarësimin në NATO, kontribuon për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën në tërësi dhe shprehu gatishmërinë e Mbretërisë së Belgjikës për të mbështetur Malin e Zi në rrugën e saj evropiane

SHARE