JAGXHIU: INTERNET FALAS NË 43 LOKACIONE PUBLIKE NË 33 KOMUNA TË KOSOVËS

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, ka njoftuar për përfundimin e shtrirjes së rrjetit falas të internetit “Wi-Fi for Western Balkans” në 33 komuna të Kosovës, në gjithsej 43 lokacione publike.

Sipas tij, përmes këtij projekti janë regjistruar mbi 1.1 milion lidhje në internet.

Nisma është realizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Gjermanisë, përmes projektit EU4Digital, në bashkëpunim me GIZ-in, komunat dhe Telekomin e Kosovës.

Paralelisht, po zgjerohet edhe platforma e shërbimeve elektronike e-Kosova, e cila ofron mbi 330 shërbime, ndërsa përmes versionit e-Kosova 2.0 synohet shtimi i 400 shërbimeve të tjera gjatë dy viteve të ardhshme.

Përfaqësuesit e institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë e vlerësuan projektin si një hap drejt rritjes së qasjes në internet dhe përshpejtimit të transformimit digjital, duke theksuar rëndësinë e mirëmbajtjes së infrastrukturës për të siguruar funksionimin e saj në afat të gjatë.

SHARE