ABAZOVIQ APELON QË SA MË SHPEJTË TË PËRFUNDOJNË EMËRIMET NË DREJTËSI

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, u ka bërë apel të gjitha partive politike në Kuvend që sa më shpejt të zgjedhin gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorin e Lartë të Shtetit në mandatin e tyre të plotë. “Është një detyrim që mbetet dhe që ne e kemi shënuar si më të rëndësishmin për qeverinë dhe vendin, por duke qenë se nuk mund të bëjmë punën e kolegëve tanë nga Parlamenti i Shtetit, por me një frymë të mirë mund të bëjmë një tjetër apel që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme, e përkrahur nga së paku dy të tretat e deputetëve dhe të zhbllokohen institucionet që kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe drejtësinë”, tha kryeministri në seancën e Qeverisë.

SHARE