SHËNOHET NUMËR REKORD ME 216 RASTE TË REJA ME COVID-19

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) kanë përfunduar analizën PCR të 839 mostrave për koronavirusin, shënohet numër rekord i rasteve të reja me COVID-19 ku janë regjistruar 216 raste të reja pozitive të infeksionit. Tre persona humben betejen me Covid-19 nga Gucia, Tivati dhe Plevla, 2 nga ata të lindur me 1959 dhe 1948 njoftoi ISHP. Të rinjët pozitivë janë në: Podgoricë 73, Nikshiq 43, Beranë 40, Bijello Pole 22, Rozhaj 13, Plevle 8, Budva 4, Mojkovc 3, Herceg Novi 3, Tivar 2, Cetij 2, Andrijevicë 1, Guci 1 dhe Tivat 1 . Shërimi është raportuar në 40 pacientë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive të Covid19 në Mal të Zi aktualisht është 1451.

SHARE